Ish-eprori i Policisë: Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është duke u shoshitur në Gjykatë

Liridona Ademi, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

Për të diskutuar lidhur me detajet shtesë për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt janë të ftuar në emisionin ”Five’ në RTV Dukagjini, ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina dhe avokati, Shkëlqim Jakupi.

Ish-eprori i PK-së, Refki Morina ka potencuar se aktualisht rasti i vrasjes tragjike të Liridona Ademaj është duke u shoshitur në Gjykatë dhe se Policia e Prokuroria kanë fakte e prova të mjaftueshme për të argumentuar që ai është kryesi i veprës.

”Lënda ka shkuar në Gjykatë dhe kjo është duke e shoshitë rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në Gjykatë por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herave kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen të iu ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale”, ka thënë Morina.

Ndërsa, avokati Shkëlqim Jakupi ka thënë se procuderalisht prokuroria është brenda afatit dhe sipas tij ‘prokuroria ka afat deri në dy vite por mundet edhe një vit shtesë nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit.

”Prokuroria ka afat deri në dy vite, por mundet edhe një vit shtesë të marr nëse ka arsyetim për zgjatje të afatit nga Prokuroria. Dhe kemi të bëjmë me një rast që ka peshë tejet të rëndë. Dhe përcaktimi i dënimeve për këto vepra penale siç është Vrasje e rëndë, shkon minimumi prej dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm. Prandaj edhe prokuroria ka një kujdes të veçantë në raste të tilla, për të mos lejuar asnjë lëshim të mundshëm procuderal i cili do të mund të ndikonte edhe në kreditibilitetin e procedurës penale duke përfshirë edhe shqyrtimin gjyqësor deri tek përcaktimi i vendimit në aktgjykimin e Gjykatës kompetente”, ka thënë Jakupi.

Sa i përket rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, avokati Jakupi ka theksuar se prokuroria nuk ka probleme lidhur me faktin dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale por përcaktimi dhe gjetja apo zbulimi i motivit që ka quar deri në aktin e kryer.

”Rasti në fjalë, Prokuroria nuk ka shumë probleme për faktin e kryerjes së veprës penale dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale. Por Prokurorinë dhe vet Sistemin e Drejtësisë është me shumë rëndësi përcaktimi dhe gjetja, zbulimi e motivit, qëllimi i kësaj vepre penale, për shkak të qarkullimit të lajmeve, fjalëve dhe raportimi i mediave. Supozojmë, nëse vepra penale ndërlidhet me përfitimin e dobisë pasurore ose supozojmë me mbulimin e veprës tjetër penale”, ka theksuar Jakupi.

Morina ka shtuar se ka raste të ndryshme që kryesi i veprës së ndryshme mund edhe të mos e ketë bërë atë, për qëllime të ndryshme por që Prokuroria dhe Policia kanë arritur të zbardhin kryesin e saktë të veprës dhe motivin kryesor.

 

”Policia e Kosovës duhet me efikasitet të kryej punët e veta. Sikurse Policia ashtu edhe Prokuroria duhet të gjej motivin që ka dërguar deri tek vrasja. Ka raste që kryesi ka pranuar veprën, p.sh unë e kam kryer këtë, ka rast që ka pranuar veprën penale dhunim dhe gjatë shoshitjes së fakteve ka dalur se nuk e ka kryer ai aktin por vëllai. Sepse vëllai i tij ka qenë bartës i familjes por që është marrë vesh me vëllanë që ky me vuajtur dënimin dhe me pranu fajësinë dhe vëllau me punu dhe me mbajtë familjen”, ka thënë Morina.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika