Kush nga mjekët duhet ta deklarojë pasurinë?

Për pak ditë do të fillojë zyrtarisht periudha për deklarimin e pasurisë e por kësaj radhe këtë gjë për hërë të parë do ta bëjnë edhe mantel bardhët. Mirëpo një problem ka dal ende pa filluar mirëpo procesi, në këtë deklarim nuk përfshihen të gjithë mjekët dhe ky është shqetësimi që kanë ngritur nga Oda e Mjekëve

Në vazhdimësi janë kritikuar për përfitim të parave të majme.

Por, nga 11 shkurti një pjesë e stafit shëndetësor që punojnë nëpër Spitale Rajonale do t’i nënshtrohet formularit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit që të deklarojnë përpos pasurisë së palujtatshme edhe të hyrat vjetore.

Mirëpo vetë mantelbardhët konisderojnë që në ligjin që mundëson deklarimin e pasurisë edhe për doktorët ka një diskriminim.

Pleurat Sejdiu – kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës ka theksuar se “ Diskriminimi I parë është bërë në nivelin seleksionus derisa diskriminimi I dytë është bërë në lloje, p.sh deklarimin e pasuris do ta bëjnë vetëm mjekët e nivelit spitalor jo mjekët tjerë, diskriminimi I tret është mrena spitaleve ku mjekët do ta dreklarojnë pasurin derisa stomatologet që bëjnë ndërhyrje estetike dhe janë krirurg jo, anash deklarimit është lënë edhe farmacistet të cilet menagjojnë me pasuri, mjekët nuk menagjojnë me pasuri”.

Ligjvënësit opozitar që janë pjesë e komisionit për shëndetësi gishtin e drejtojnë ka pozita për secilën ankesë që mund ta kenë doktorët.

Shemsedin Dreshaj- Deputeti i AAK-së, ka thënë se  “ Ne kemi debatuar edhe në Kuvend por fatkeqsishtë ne nuk kemi qenë të mbivotuar nga ana e shumicës, unë kam kërkuar që nëse duhet atëherë duhet të hyjnë gjithë zyrtarët publik e jo të behet një ndarje e till”.

Ndërkohë APK, kanë treguar se kush nga mjekët janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë.

AGJENCIA PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT thotë se Afati për deklarimine pasuris për keta zyrtarë është 30 ditë, derisa në rast se një gjë e tillë nuk bëhet, atëherë APK shqipton gjobën mandatore prej 30% të pagës e në rast se subjekti deklaruar nuk paguan gjobën atëherë agjencia bën kallëzim penal tek prokuroria përkatëse.

 

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika