Mandati i Lajçakut drejt fundit, a ishte ai “i mirë apo i keq”, për Kosovën?

Miroslav Lajcak që sot po qëndron në Kosovë si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, së shpejti pritet ta përfundojë mandatin e tij. Gjatë kohës së shërbimit të tij krerë institucionale ndërkohë e kanë konsideruar të anshëm në proces, përderisa tash njohës të diplomacisë dhe këtyre proceseve ia numërojnë sukseset dhe dështimet

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Vizita e Lajçakut këtë të marte në Kosovë, lehtësisht mund të jetë e fundit për të në rolin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun.

Diplomatit sllovak pritet t’i përfundojë mandati përpara qershorit, dhe nuk dihet nëse për të do të ketë zgjatje të serishme të përgjegjësisë, pasi BE-në e pret një proces zgjedhor gjithashtu.

Por për aq sa ishte në këtë pozitë, për rolin e tij u polemizua shumë brenda e jashtë institucioneve të Kosovës.

Devijim klasik të misionit për të cilin ka qenë i thirrur e konsideron veprimtarinë e Lajçakut profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Dorajet Imeri.

Sipas tij diplomati evropian ka trajtuar Serbinë palë, e Kosovën temë, në dialog.

“Nëse ai do të mbahet në mend, është se Serbia ka bërë agresion dhe ai se ka thënë asnjë fjalë, ai ka thënë po ashtu që Kushtetuta e Kosovës, nuk është e shkruar në gur dhe mund të ndryshohet, ndërsa marrëveshja Kosovë- Sebri në parim nënkupton respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Unë e kujtoj si Serbia menjëherë pas marrëveshjes së Ohrit voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe Lajcak nuk e thotë asnjë fjalë të vetme,” thotë Dorajet Imeri – Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare/

Por Belgzim Kamberi nga Instituti Musile Kokalari megjithatë ka gjetur një sukses të tij në këtë proces teksa thotë se për njëanshmëri Lajçaku është akuzuar nga të dyja palët, ajo kosovare dhe serbe.

“Nëse mund ta konsiderojmë një nga sukseset e mandatit të tij është që megjithatë nën mandatin e tij është arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njëherë në Bruksel e pastaj në Ohër. Ndërkaq dështimi është se siç duket do ta përfundojë mandatin pa zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje veçanërisht të pikave kryesore”, tha Belgzim Kamberi – Instituti Musine Kokalari.

Miroslav Lajçak është akuzuar disa herë nga Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij për njëanshmëri në procesin e dialogut teksa në një përgjigje për mediat Lajcak pati konfirmuar se ai ka një anë, duke thënë se është në anën e Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika