Policia interviston dy të dyshuar në lidhje me bastisjen në objektin pranë stacionit policor në Prishtinë

Për këtë bastisje është iniciuar rast i veprës penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, pasi dyshohet se në atë objekt janë kryer shërbime mjekësore në mënyrë të jashtëligjshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve për rastin e bastisjes në objektin pranë Stacionit policor në Prishtinë dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve.

Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë bastisje është iniciuar rast i veprës penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, pasi dyshohet se në atë objekt janë kryer shërbime mjekësore në mënyrë të jashtëligjshme.

Objekti është mbyllur me urdhër të Inspektoratit Shëndetësor.

Në komunikatën e përbashkët të policisë e prokurorisë është bërë e ditur se gjatë bastisjes ka pasur edhe sekuestrim të provave materiale që do të shërbejnë në procedurën penale.

“Drejtoria për Hetime Rajonale në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e Inspektoratin Shëndetësor, është kryer bastisje në lokalin e lartcekur, me ç’ rast është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve. Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale ‘Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, sipas KPRK-së.
Gjithashtu, ju njoftojmë se nga bastisja e realizuar, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë”, thuhet në njoftim.

 

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika