Libraria Dukagjini vjen sërish me “BookFest” në Albi Mall

Libraria "Dukagjini" dhe "Albi Mall" kanë organizuar një superfestë të librit, me aktivitete të shumta dhe superatmosferë në katin e tretë të "Albi Mall"-it, duke synuar të integrojnë vlerat kulturore dhe artistike në përjetimin e vizitorëve gjatë BookFest-it. Gjatë dhjetë ditëve, aktivitete si lexime për fëmijë, vizatime, pantomima dhe shpërblime do të bëjnë që libri të jetë në qendër të vëmendjes

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” edhe këtë vit kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë.

Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë “Dukagjini”, një mori aktivitetesh do ta kthejnë një kënd në katin e tretë të “Albi Mall”-it në një pikë tejet atraktive sociale e kulturore.

Synimi i përbashkët i “Dukagjini”-t dhe i “Albi Mall”-it mbetet që vizitorit a klientit në këtë qendër tregtare t’i ofrohet mundësia që të jetë më afër vlerave kulturore e artistike, me librin në qendër. “Dukagjini” nuk e trajton librin thjesht si një produkt, por si një vlerë për të cilën shoqëria ka gjithnjë nevojë.

Aktivitetet përcjellëse përgjatë 10 ditëve (nga e premtja e datës 02 shkurt deri të  dielën e datës 11 shkurt 2024) do të tërheqin vëmendjen e vizitorit kah libri, duke mos lënë anash argëtimin, lojën dhe shpërblimin.

Lexime të librave për fëmijë, vizatime, paantonima, dhe aktivitete te tjera do të ngjallin kureshtjen dhe do të nxisin imagjinatën e fëmijëve përgjatë ditëve të BookFest-it.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika