Haradinaj në ShBA: Lobi shqiptaro-amerikan, ndihmë kyçe për Kosovën në të gjitha sferat

"Amerika nuk është vetëm aleati kryesor strategjik, por edhe shtëpia për mijëra shqiptarë që u larguan nga vendi në kërkim të një jetë më të mire”, ka shkruar Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”.

Ai vlerëson rolin e “Vatrës” në ndihmë të Kosovës dhe çështjes shqiptare, duke theksuar se lobi shqiptaro-amerikan është një ndihmë kyçe për Kosovën në të gjitha sferat.

Sipas Haradinajt, nuk është vetëm Amerika aleati kryesor strategjik, por edhe kjo federatë.

“Vlerësova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat. Amerika nuk është vetëm aleati kryesor strategjik, por edhe shtëpia për mijëra shqiptarë që u larguan nga vendi në kërkim të një jete më të mirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është synim kryesor, sepse, siç thotë ai, kjo e bën Kosovën dhe rajonin më të sigurt dhe e ndihmon paqen në botë, gjithnjë krah ushtrive të vendeve demokratike në krye me Amerikën.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika