Mushkolaj: Kjo çfarë po bën Qeveria Kurti është e kundërta e draftit të Asociacionit

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë fillimisht rregullimin e kësaj çështjeje e më pas të vazhdohet me zbatimin e rregullores së re

Teksa Banka Qendrore e Kosovës insiston në zbatimin e vendimit të saj për ndalimin e dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë shtyrjen e tij.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se ndërkombëtarët po kërkojnë fillimisht rregullimin e kësaj çështjeje e më pas të vazhdohet me zbatimin e rregullores së re.

“Përtej pretendimeve të njerëzve të pushtetit se po kërkojnë të mos zbatohet Kushtetutshmëria e ligjshmëria, amerikanët dhe evropianët po kërkojnë që të shtyhet zbatimin e këtij vendimi që e prek jetën e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë. Kërkesa e amerikanëve është që të rregullohet së pari kjo çështje se si do të kryhen pagesat e më pas të vazhdojë zbatimi i rregullores në praktikë”, tha ai.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se kjo çështje kërkon kohë derisa të ndërrohet mënyra e pagesës.

“Kjo çështje nuk rregullohet as për një ditë, një javë apo një muaj, por e kërkon një kohë të caktuar që të ndërrohet mënyra e pagesës dhe të kalohet në pagesë sipas sistemit të Kosovës”, shtoi më tej ai.

Kjo çfarë po e bën Qeveria Kurti, sipas analisti Mushkolaj, “është e kundërta e asaj çfarë është paraparë në draft-statut të pranuar nga Kurti”.

“Ai po synon që institucionet paralele t’i heqë dhe t’i konfiskojë materialet… në mënyrë që kur të vijë koha për themelimin e Asociacionit të ndërrojë realisht gjendja në terren. Veprimet e Qeverisë Kurti janë ndryshe prej asaj çfarë parashihet në statutin për themelimin e Asociacionit që e ka pranuar kjo qeveri”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika