Blinken pritet ta vizitojë Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Tiranën më 16 shkurt, ndërsa ende nuk dihet qëllimi i kësaj vizite

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Tiranën më 16 shkurt.

Siç ka raportuar Top Channel, thuhet se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Ende nuk dihet qëllimi i kësaj vizite, por raportohet se vjen si një vlerësim amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA-së dhe në NATO.

Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë.

Nuk dihet nëse sekretari amerikan Blinken do ta vizitojë edhe Kosovën.

Vitin e kaluar, sekretari Blinken e komentoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ka qenë vetë ai, i cili në maj të 2021 e shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Sekretari Blinken ka qenë aktiv edhe përmes mesazheve për deeskalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.

Vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në Shqipëri ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.

Ndërsa, vizita e dytë e një tjetër sekretari amerikan të shtetit ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku ajo mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas saj, erdhi vizita tjetër nga John Kerry më 14 shkurt 2016.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika