Nga 1 qeshori, shpërbëhen masat antikrizë në Maqedoninë e Veriut

Masat antikrizë në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë vendosur që nga marsi 2022 nuk vlejnë më. Opozita ka paralajmëruar se do të parashtrojnë ligj, me të cilin do të propozojnë lirimin e çmimeve të produktecve ushqimore nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022

Që nga 1 qershori 2022, në Maqedoninë e Veriut nuk do të vlejnë një pjesë e masave antikrizë, të cilat Qeveria e Maqedonisë i ka vendosur në mars 2022.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka vendosur masat antikrizë për t’i reduktuar pasojat e krizës energjetike dhe për t’i mbrojtur standardet jetësore të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën e 1 qershorit do të kthehet TVSH-ja për 18 për qind, ndërsa produktet ushqimore nuk do të shiten me zero për qind TVSH.

Gjatë tre muajve të fundit, TVSH-ja në Maqedoninë e Veriut për bukën, qumështin, vezët, orizin dhe vajin e lulediellit për gatim ishte zvogëluar nga pesë në zero për qind. Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është marrë dhe vendimi për zvogëlimin e masave tregtare.

Pjesë e 26-të masave antikrizë ishte edhe ulja e akcizave dhe të TVSH-së nga 19 në 10 për qind të energjencave. Heqja e masave antikrizë në Maqedoninë e Veriut pritet të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimit dhe të energjencave.

Ilustrim

Çmimi i karburantëve rritet gjatë mesnatës, çmimi i Eurosuper BS-95 dhe i dizelit është rritur për nëntë denarë për litër.

Ndërsa i Eurosuper BS-98 për 9,5 denarë për litër. Për 8,5 denarë për litër më shtrenjtë është edhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri. Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 shitet për 104 denarë, Eurosuper BS-98 për 106,5 denarë për litër, dizeli për 95 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 93 denarë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të martën e 31 majit nuk kanë informuar rreth vazhdimit të masave antikrizë. Nga opozita e Maqedonisë së Veriut është paralajmëruar se do të parashtrojnë ligj, me të cilin do të propozojnë lirimin e çmimeve të produkteve ushqimore nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika