Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios

13 shkurti është zgjedhur, pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radioja e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë

Radio Dukagjini

Data 13 shkurt është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Radios, me qëllim që të kujtohet fuqia e radios në funksion të promovimit të qasjes në informacion dhe të lirisë së shprehjes.

Historia e radios është ajo që arrin të përshkruajë secilin nga hapat më të rëndësishëm të komunikimit të quajtur radio, që nga zbulimi i të ashtuquajturave valë radioje e deri më sot.

13 shkurti është zgjedhur, pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radioja e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në vitet 2007 deri më 2016, Ban Ki-moon, në fjalët e tij në shënimin e kësaj dite, për radion ka pohuar se ajo luan një mision të mirëfilltë në  argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika