Senati amerikan miraton paketën e ndihmës për Ukrainën

Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme në vlerë prej 95.34 miliardë dollarësh, duke përfshirë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh. Megjithatë, fati i këtij legjislacioni mbetet i paqartë, pasi republikanët që e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk do t'i mbështesin këto masa

Ndërtesa e Kongresit amerikan. Fotografi nga arkivi.

Senati amerikan ka miratuar paketën e ndihmës në vlerë prej 95.34 miliardë dollarësh, ku përfshihet edhe ndihma ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh.

Megjithatë, fati i këtij legjislacioni mbetet i paqartë, pasi republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve kanë sinjalizuar se nuk do t’i mbështesin këto masa.

Senatorët amerikanë votuan me 70 vota për dhe 29 ishin kundër këtij projektligji, duke tejkaluar 60 votat e nevojshme për miratim. Kjo u arrit pasi 22 senatorë republikanë iu bashkuan atyre demokratë për të mbështetur këtë paketë të ndihmës.

Në paketën e miratuar përfshihen edhe 14 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin dhe ndihmë për shtetet e tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, falënderoi Senatin amerikan për miratimin e këtij legjislacioni.

“Për ne në Ukrainë, vazhdimi i ndihmës së SHBA-së na ndihmon të shpëtojmë jetë nga terrori rus. Kjo nënkupton se jeta do të vazhdojë në qytetet tona dhe do të triumfojë ndaj luftës”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

“Ndihma amerikane sjell më afër paqen në Ukrainë dhe rivendos stabilitetin botëror, duke rezultuar në rritje të sigurisë dhe të prosperitetit për të gjithë”, shkruan REL.

Ndihma financiare dhe ushtarake amerikane ka qenë thelbësore për Ukrainën, shtet që po lufton kundër pushtimit që Rusia nisi pothuajse dy vjet më parë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika