“Bëjmë lajme me porosi”, PSD-ja me aksion simbolik para objektit të RTK-së

"Kur FAKE NEWS bën qeveria përmes televizionit publik RTK, ai shndërrohet në rrezik për demokracinë prandaj duhet të shqetësohemi të gjithë dhe të kërkojmë përgjegjësi"

Aktivistët e PSD-së, gjatë së martës, kanë realizuar një aksion simbolik te objekti i RTK-së.

“Bëjmë lajme me porosi”, “Atentate, plane për eliminim…”, shkruan në pankartën që e kanë vendosur para RTK-së.

Ky aksion erdhi pas raportimeve të televizionit publik para disa ditësh se ka pasur plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

“Lajm i rremë që manipulon opinionin publik”,  e ka cilësuar këtë raportim aktivisti Nol Nushi.

“FAKE NEWS është manipulim i opinionit publik. Kur FAKE NEWS bën qeveria përmes televizionit publik RTK, ai shndërrohet në rrezik për demokracinë, prandaj duhet të shqetësohemi të gjithë dhe të kërkojmë përgjegjësi”, ka shkruar Nushi.

Çka raportoi RTK-ja:

Burime nga institucione të sigurisë në Kosovë kanë thënë për RTK-në se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika