Në nder të Bujar Nishanit, 2 qershori do të jetë ditë zie kombëtare

Të enjten e 2 qershorit do të jetë ditë zie kombëtare për Shqipërinë, në nderim të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili ndërroi jetë më 28 maj në moshën 55 vjeçare

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Ish-Presidenti Nishani ka ndërruar jetë të shtunën e 28 majit, në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Me vendim të Qeverisë së Shqipërisë, flamuri do të ulet në gjysmështizë në institucionet shtetërore dhe publike, në nder të ish-kreut të shtetit.

Ndërkaq, ceremonia zyrtare e homazheve do të jetë po ditën e enjte të 2 qershorit, prej orës 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

Nga buxheti i veçantë i shtetit i cili është i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022, do të përballohen të gjitha shpenzimet e varrimit.

Nishani do të varroset në varrezat e Sharrës sipas përcaktimit të familjes së tij.

Gjatë ditës së mërkurë të 1 qershorit kanë nisur homazhet në sallën “Skënderbeu” të Presidencës shqiptare në nder të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Nisin homazhet për nder të ish-presidentit Nishani

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika