Një burrë dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia nis hetimet

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor teksa rrethanat e vdekjes nuk dihen

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24-orësh, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor teksa rrethanat e vdekjes nuk dihen.

Rasti vazhdon të jetë nën hetim, ndërsa është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika