Vllasi: Qeveria të konsultohet për dinarin me ShBA-në, vërejtjet t’i marrin si këshilla

Azem Vllasi theksoi se vendimi për dinarin është dashur të lihet për një kohë tjetër më të përshtatshme, derisa shtoi se Serbia reagon për shkak se e konsideron valutën e saj si element të sovranitetit

Juristi dhe ish-politikani Azem Vllasi

Juristi Azem Vllasi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për vendimet e tyre që kanë të bëjnë me komunitetin serb, të konsultohen me partnerët ndërkombëtarë.

Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se vërejtjet e ShBA-së për çështjen e dinarit nuk duhet marrë si armiqësi, por si sugjerime e këshilla.

Vllasi theksoi se ShBA-ja ka rol kyç në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk do ta quaja konfrontim, por vërejtje, sugjerime pak dhe kritika, nga adresa shumë e rëndësishme për ne. S’duhet ta harrojmë rolin e Amerikës, për çlirimin e Kosovës nga Serbia, për bërjen e shtetit dhe shpalljes së pavarësisë. Kritikat apo sugjerimet, këshillat nga Washintgtoni duhet më tepër duhet t’i marrim si mbështetje për t’i korrigjuar gabimet, apo si kritika që duhet të hidhërohemi”, tha ai.

“Jemi çliru nga Serbia, jemi bë shtet, secili institucion, duhet ta zbatojnë kushtetutshmërinë dhe ligjet, prej sistemit bankar e monetar deri te tjerat. Por kur janë në pyetje disa vendime që prekin edhe komunitetin serb dhe kanë të bëjnë në atë mënyrë pak me raportet me Serbinë nuk është e tepërt të konsultohet Qeveria me miqtë tanë ndërkombëtarë, me amerikanët”, vijoi ai.

Vllasi theksoi se vendimi për dinarin është dashur të lihet për një kohë tjetër më të përshtatshme, derisa shtoi se Serbia reagon për shkak se e konsideron valutën e saj si element të sovranitetit.

“Prej çlirimit dinari qarkullon në komunitetin serb, disa ndihma i jep Serbia, është edhe me planin e Ahtisarit. Të merret vendimi që nuk ka qarkullim të dinarit, është dashur të lihet një kohë tjetër, në fund i morëm disa kritika. Dinari është element i sovranitetit të Serbisë, dhe heqja e çdo sovraniteti të Serbisë, ajo e përjeton vështirë. Ne nuk duhet për hatër të Serbisë t’i ikim sovranitetit. Ajo i detyron serbët të bëjnë probleme”, tha ai.

Sipas tij, “serbët e Kosovës më shumë e duan euron, sepse kryejnë më shumë punë me euro dhe jo me dinar”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika