Sibel Halimi emërohet drejtoreshë e Kulturës në Prishtinë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Njihuni me drejtoren e re të Drejtorisë së Kulturës, znj. Sibel Halimi. Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Znj. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”, ka shkruar Rama.

Rama i ka uruar mirëseardhje Halimit në detyrën e saj të re.

“Ajo është poete dhe autore e librave me poezi si: ‘Kopshti i Mëkateve’ (2002), ‘Qenia nuk banon këtu’ (2013), ‘Me ekzistu është vetë kuptimi’, ‘Zoti më dashuron mua’ (2022) si dhe përmbledhjen eseistike ‘Shoqëri në Alarm’ (2017). Që nga viti 2004, Sibeli merret aktivisht me studime e kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë, duke trajtuar problemet socio-filozofike. Prej vitit 2014 – 2018 ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Departamentin e Filozofisë dhe atë të Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe për dy mandate ishte anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës. Sibelit i uroj mirëseardhje, dhe punë të mbarë në detyrën e saj të re.”, ka vijuar Rama.

Sipas Ramës, përvoja dhe përkushtimi i Halimit do të “nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika