Pas ndalimit, nis qarkullimi i kamionëve me mallra në pikën kufitare në Jarinjë

"Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së"

Pika kufitare në Jarinje.

Më herët është njoftuar se është ndalur qarkullimi i kamionëve me mallra, si në hyrje, ashtu edhe në dalje në pikën kufitare në Jarinjë. Kjo u bë për shkak se sistemi i doganës serbe nuk funksiononte.

Por, pas rreth 5 orësh, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ka nisur përsëri qarkullimi.

“Më datë 20.02.2024, në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra, si në hyrje ashtu, edhe në dalje të RKS-së”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika