Sot mblidhen tri komisione të Kuvendit të Kosovës

Të mërkurën, do të mblidhen tri komisione të Kuvendit të Kosovës, të cilat në rend dite do të kenë shqyrtimin e disa projektligjeve

Qeveria e Kosovës

Të mërkurën e 21 shkurtit do të mbahet mbledhja e tri komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Duke filluar nga ora 10:00, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të njoftojë lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës; Të ftuar përfaqësuesit e MASHTI-t, MD-së dhe KGJK-së. Takimi zhvillohet nga ora 10:00.

Po ashtu, sot ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika