Krasniqi e quan të padrejtë konstatimin se po zvarritet procesi për zgjedhjet në veri

Ministri Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk është e drejtë të thuhet që po zvarritet procesi i shkarkimit të kryetarëve, meqenëse janë bërë të gjitha veprimet kushtetuese të nevojshme për këtë çështje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se nënshkrimet e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës, nëpërmjet të cilëve u hapet rrugë zgjedhjeve të reja në këto komuna, janë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe se nuk i takon atij të flasë më shumë për këtë çështje.

Sipas tij, nuk është e drejtë të thuhet që po zvarritet procesi i shkarkimit të kryetarëve, meqenëse janë bërë të gjitha veprimet kushtetuese të nevojshme për këtë çështje.

“Qeveria ka pasur vullnet për të përpiluar Udhëzimin Administrativ brenda një muaji dhe këtë e kemi bërë. Tash e kemi dokumentin, dhe në bazë të tij, kemi edhe një proces të iniciuar në katër komunat e vendit. Të gjitha nënshkrimet që kanë kërkuar shkarkimin nga funksioni i kryetarëve janë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Krasniqi pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave, më 21.02.2024.

Udhëzimi Administrativ u nxor në fillim të shtatorit 2023 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës, me qëllim për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin në këto komuna në fund të muajit maj 2023, por qytetarët serbë të cilët i bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit, nuk i pranuar rezultatet e tyre, dhe së voni pranuan ta shfrytëzojnë opsionin e mbledhjes së nënshkrimeve për t’i rrëzuar kryetarët shqiptarë.

3 mijë e 640 nënshkrime duhet të evidentohen në peticion për të nisur procesi i shkarkimit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Për dallim nga Mitrovica e Veriut, në Leposaviq duhet të mblidhen 2 mijë e 691 nënshkrime për të filluar procesi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Hetemi./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika