Vdekja e 4-vjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve finale

Lidhur me vdekjen e katërvjeçares në Gjakovë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është në pritje të raporteve finale sa i përket këtij rasti

Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katërvjeçares në Gjakovë.

Ai ka thënë se ka kërkuar raporte nga ShSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm, “Isa Grezda” në Gjakovë, për lëshime eventuale, derisa ka shtuar se pa i parë këto, nuk mund të japë më shumë detaje.

Vitia është shprehur se pas këtij informacioni, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në terren dhe së bashku me institucionet përgjegjëse janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Natyrisht, na ka prekur të gjithëve se një rast shumë i rënd dhe jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar. Me marrë vesh, kam kërkuar menjëherë te Drejtoria e SHSKUK-së raporte nga Spitali i Përgjithshëm i ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe nga të gjitha institucionet e nivelit sekondar dhe terciar që kanë trajtuar vajzën katërvjeçare, në të njëjtën kohe Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko ligjore për të dhënë pastaj edhe për të pasur të gjitha informacionet e sakta në fund. Për momentin natyrisht çka do që mund të them mund të gaboj, sepse pa raportet që i përmenda dhe pa ekspertizën mjeko-ligjore, po edhe hetimet nga njësia hetuesisë dhe prokuroria, nuk mund të përgjigjem nëse ka pasur diçka në këtë drejtim”, ka thënë Vitia për EO.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, lexojeni lajmin më poshtë:

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika