Konfiskohen 29 mijë pako cigare në Viti me prejardhje nga Serbia, vlera afro 60 mijë euro

Policia e Kosovës të shtunën ka konfiskuar 29 mijë pako cigare që kishin prejardhje nga Serbia e që kishin vlerë 60 mijë euro në fshatin Smirë të Vitisë.

Në njoftim thuhet se policia ka ndaluar një automjet pa targa të cilin e drejtonte një person me inicialet A.S., shtetas kosovar.

Gjatë kontrollit, policia ka vërejtur se i dyshuari kishte të ngarkuar cigare pa banderola të Kosovës.

Image preview

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor – Dheu i Bardhë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika