Bislimi akuzon Serbinë për sabotim të Marrëveshjes së Brukselit

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, ka thënë se Serbia vazhdon ta refuzojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimin e saj, një vit pas dakordimit. Ai, gjithashtu, ka theksuar qëndrimin e Kosovës për zbatimin e plotë dhe pa kushte të marrëveshjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka theksuar se Kosova qëndron konstruktive në dialog, ndërkohë që Serbia ka refuzuar të nënshkruajë dhe të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit.

Një vit nga marrëveshja Kosovë – Serbi në Bruksel, Bislimi ka thënë se Kosova zbaton pa kushte Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

Zëvendëskryeministri, në një postim në Facebook, ka paraqitur detaje rreth ofertave të bëra Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes, të cilat janë refuzuar, dhe ka akuzuar Serbinë për shantazh dhe kërcënime ndaj serbëve të Kosovës për të ndikuar në zgjedhjet lokale.

Gjithashtu, Bislimi ka theksuar se Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike dhe të Aneksit Implementues.

“Me 27 shkurt në Bruksel, me 18 mars në Ohër, me 14 shtator në Bruksel, me 26 tetor në Bruksel, me 8 shkurt në New York, plot pesë herë u ofrua dhe publikisht nënshkrimi i marrëveshjes, por u refuzua. Përtej kësaj, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe nene të Aneksit Implementues”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai, gjithashtu, ka përmendur se përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare vendi është përballur edhe me eskalimet e Serbisë në terren, duke kujtuar sulmin terrorist në Banjskë.

“Pas dakordimit të Brukselit dhe Ohrit, shantazhuan e kërcënuan serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të prillit, sulmuan një muaj më pas institucionet tona, KFOR-in dhe gazetarët, rrëmbyen brenda territorit tonë tre zyrtarë policorë, sulmuan veriun e shtetit tonë me 24 shtator në aktin e agresionit të Banjskës, afruan trupat ushtarake përreth kufirit tonë dhe si kërcënim i qartë dhe i hapur deklaruan se nuk do ta njohin sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe zyrtarisht me shkrim konfirmuan refuzimin e Marrëveshjes së Brukselit përmes letrës së kryeministres Brnabiq në dhjetor”, ka shkruar tutje ai.

Në vetëm një vit, sipas tij, të gjitha këto akte e sjellje dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke.

Në përfundim, Bislimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues, duke thënë se rajoni ka nevojë për zhvillim, prosperitet, harmoni dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel këtë të martë zhvillohen takime në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të dinarit serb.

Takimet në Bruksel nisin në mëngjes dhe, sipas burimeve diplomatike, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, së pari do të takohet me delegacionin e Serbisë, pastaj me atë të Kosovës.

Pas takimeve të ndara që Lajçak do të zhvillojë me palët, do të zhvillohen edhe takime trepalëshe.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika