Bie kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së krerëve të shtetit

Qytetarët e Kosovës më së shumti janë të kënaqur me punën e presidentes Vjosa Osmani, në krahasim me krerët tjerë shtetërorë

Qytetarët e Kosovës më së shumti janë të kënaqur me punën e presidentes Vjosa Osmani, në krahasim me krerët e tjerë shtetërorë.

Kështu thuhet raportin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, që të mërkurën publikoi edicionin e 25-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik.

“Anketa e opinionit nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike, të sigurisë dhe mjedisit. Përmbledhja e Pulsit Publik 25 bazohet në të dhënat e mbledhura nga 8 nëntori deri më 27 nëntor 2023 dhe pasqyron opinionin e më shumë se 1,300 të anketuarve të moshës mbi 18 vjeç”.

Të dhënat tregojnë se mesatarisht 42.44% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.

Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv është shënuar në 41.8%, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit është shënuar në 48.9%.

Kënaqshmëria me Kuvendin ishte 38.7%, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit ishte 52.2%. Kënaqshmëria me presidenten është regjistruar në 56.2%.

Shkalla e kënaqshmërisë ishte 29.3% ndaj gjykatave dhe 30% ndaj Prokurorisë.

Tri çështjet kryesore më të raportuara gjatë kësaj ankete ishin varfëria (28.6%), papunësia (19.2%) dhe çmimet për artikuj të domosdoshëm (8.9%). Shërbimet e kujdesit shëndetësor (8%) dhe problemet e hapësirës urbane (3.8%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara.

Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se varfëria u renditet si problemi kryesor për shqiptarët e Kosovës (28.6%) dhe komunitetet tjera të Kosovës (29.5%), ndërsa problemet e hapësirës urbane (19.5%) u renditën si problemi kryesor për serbët e Kosovës.

Teksa papunësia ishte çështja e dytë më urgjente për 20.2% të shqiptarëve të Kosovës dhe 13.8% të serbëve të Kosovës, energjia elektrike u rendit e dyta për 14.5% të komuniteteve të tjera të Kosovës.

Gjetjet treguan një rënie në ndjenjën e sigurisë në mesin e të anketuarve me 79.73% që ndiheshin të sigurt kur ishin jashtë në rrugë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se më shumë meshkuj (80%) sesa femra (78.9%) deklaruan se ndihen të sigurt kur janë jashtë.

37.6% e serbëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë (6.2% deklaruan se ndjehen shumë të sigurt, ndërsa 31.4% deri diku të sigurt). 80.8% e shqiptarëve të Kosovës raportuan se ndjehen të sigurt (me 25.1% që ndjehen shumë të sigurt dhe 55.7% ndjehen deri diku të sigurt). Sa i përket komuniteteve tjera të Kosovës, 80% kanë raportuar se ndjehen të sigurt (me 12.5% që ndjehen shumë të sigurt dhe 67.5% ndjehen deri diku të sigurt).

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika