Zemaj: MSh është shndërruar në laborator eksperimenti

Sipas deputetit nga LDK-ja, Armend Zemaj, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në laborator eksperimenti me hyrje e dalje të ministrave, me emërime e shkarkime, ikje e rikthime

Armend Zemaj, LDK

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se sektori i shëndetësisë, në krye me ministrin Arben Vitia, është treguar i “paaftë dhe dështuesit më të mëdhenj që ka pasur Kosova”.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në laborator eksperimenti me hyrje e dalje të ministrave, me emërime e shkarkime, ikje e rikthime.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për Propozim-Rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Zemaj thotë se trevjetori i ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, e gjen shëndetësinë më keq se asnjëherë më parë.

“Shëndetësia në qeverinë e Albin Kurtit është sektori më i nëpërkëmbur. Në të kaluarën kishte mungesë të barnave, sot ka mungesë edhe të letrave higjienike, sapunëve, shiringave, penjve dhe infuzione”, tha Zemaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika