Korenica: E padrejtë dikush të vijë në jetë e të mos i njohë prindërit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar arsyet kryesore të kundërshtimit të projektligjit për fertilizimin e asistuar apo siç njihet ndryshe "IFV"

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar arsyet kryesore të kundërshtimit të projektligjit për fertilizimin e asistuar apo siç njihet ndryshe “IFV”.

Korenica në emisionin “Five” është shprehur se është “e padrejtë që dikush të vijë në jetë e mos t’i njohë prindërit dhe të mos e dijë kush janë prindërit e tij biologjikë”.

“Thelbi është tek pjesa e mohimit tek fëmija për njohjen e identitetit të prindit, babait. Është e padrejtë që dikush të vijë në jetë dhe të mos e dijë kush janë prindërit e tij biologjikë. Anasjelltas, as nga ana e donatorit nuk i jepet e drejta se kush është pranuesi dhe e kundërta, edhe pranuesit nuk i jepet e drejta me njoftë donatorët”, është shprehur Korenica.

Korenica është shprehur se nuk është “e shëndetshme” për një fëmijë pa e ditur se kush është babai i tij.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika