Murati: Gjatë shkurtit janë regjistruar mbi 5 mijë të punësuar të rinj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5.054 të punësuar të rinj

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5.054 të punësuar të rinj.

Sipas Muratit, kjo ka ndodhur për shkak të Ligjit të ri për ATK-në, i cili kërkon që punëtorët të deklarohen së paku një ditë para se të fillojnë punën.

Sipas Muratit, kjo ka ndodhur për shkak të Ligjit të ri për ATK-në, i cili kërkon që punëtorët të deklarohen së paku një ditë para se të fillojnë punën.

“Gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5,054 të punësuar të rinj. Kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka thënë se kontrollet nëpër biznese për punëtorët e padeklaruar janë duke vazhduar.

“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati, duke bashkëngjitur vegëzën në të cilën mund të shikoni nëse jeni të deklaruar në ATK.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika