Ushtria gjermane heton nëse i janë përgjuar bisedimet për luftën në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë të shtunën se është duke analizuar nëse një videokonferencë konfidenciale për Ukrainën, është incizuar prej jashtë, pasi një material është publikuar në rrjetet sociale ruse.

Shefja e kanalit televiziv rus RT, të mbështetur prej shtetit, Margarita Simonyan, e ka publikuar të premten një audio-incizim prej 38 minutave, duke thënë se në të dëgjohen zyrtarët gjermanë duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.

“Jemi duke hulumtuar nëse komunikimet e sektorit të forcës ajrore janë përgjuar”, ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes për agjencinë e lajmeve AFP.

Në incizim dëgjohen diskutime për mundësinë që forcat ukrainase t’i përdorin raketat gjermane Taurus dhe për ndikimin e tyre potencial.

Diskutime ka edhe për shënjestrim me raketa të disa objektivave sikurse një urë që lidh Krimenë me tokën ruse, përmes Ngushticës së Kërçit.

Ekspertët e konsultuar prej revistës Der Spiegel kanë thënë se besojnë që incizimi është autentik.

Kievi kërkon që një kohë prej Gjermanisë që t’i dërgojë raketa Taurus, të cilat mund të godasin një shënjestër deri në 500 kilometra larg.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar që të dorëzojë raketat e tilla, me frikën e përshkallëzimit të konfliktit.

“Nëse kjo gjë është e vërtetë, është shumë problematike”, ka thënë politikani i Partisë së Gjelbër Konstantin von Notz për transmetuesin RND.

Sipas gazetës Der Spiegel, videkonferenca nuk është mbajtur në një rrjet sekret të brendshëm ushtarak, por në platformën WebEx./REL

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika