Osmani në takim me kryediplomatin sudanez: Kosova e përkushtuar të ndërtojë partneritete të reja

Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias është takuar me ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan

Pamej nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se me kryediplomatin sudanez kanë diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit”, ka shkruar Osmani.

Ky takim është bërë në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika