Bislimi takohet nesër me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme(e martë) pritet të takohet me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30. Në këtë takim do të diskutohet për “ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”.

Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë të hënës së 4 marsit, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për çështjen e dinarit.

“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet në dialog.

Për këtë arsye, edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika