Osmani: Kosova realitet i pakthyeshëm, do ta mbrojmë lirinë me çdo kusht

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe një shtet i konsoliduar, duke shtuar se "lirinë dhe paqen do ta mbrojmë me çdo kusht"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë homazhe pranë obeliskut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, e janë zhvilluar aktivitete të tjera nga Ministria e Mbrojtjes.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, një shtet i konsoliduar me sovranitet shtetëror dhe integritet territorial të qartë, i njohur ndërkombëtarisht me Kushtetutë dhe institucione të bazuar në vlerat dhe standardet më të larta, me një mision të qartë drejt integrimeve euroatlantike.

Presidentja ka shtuar se politikat hegjemoniste të Serbisë do të dëshmojnë dështim, ndërsa Kosova do të mbrojë lirinë dhe paqen me çdo kusht.

“Ua rikujtojmë se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, është shtet i konsoliduar me sovranitet shtetëror dhe integritet territorial të qartë e të njohur ndërkombëtarisht me Kushtetutë e institucione të bazuara në vlerat dhe standardet më të larta, me mision të qartë drejt integrimeve euroatlantike. Ua rikujtojmë se politikat e tyre hegjemoniste do të dëshmojnë edhe një herë se do të dështojnë dhe ne do ta mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka theksuar obligimin e të gjithëve për shërbim ndaj atdheut dhe thirrjen për të punuar dhe angazhuar për të forcuar secilën hallkë dhe element të shtetit.

Po ashtu, Osmani ka nderuar heronjtë, dëshmorët, dhe martirët e Kosovës, me një theks të veçantë për familjen Jashari dhe komandantin Adem Jashari.

“Shërbimin ndaj atdheut e kemi obligim të gjithë, andaj duhet të punojnë dhe të angazhohemi të gjithë për ta forcuar secilën hallkë dhe element të shtetit tonë. Nderimi më i madh për heronjtë, dëshmorët e martirët tanë e në veçantë për familjen Jashari e komandantin tonë Adem Jashari është Kosova e fuqishme e demokratike me sovranitet në çdo cep të saj, e me aleat në çdo cep të botës”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika