Zbulohen bustet e Salë dhe Hamit Jasharit, Haradinaj: Simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa ka marrë pjesë në zbulimin e busteve të heronjëve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz ka thënë se shtëpia e Sale dhe Hamit Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka marrë pjesë në zbulimin e busteve të heronjve Sala dhe Hamit Jashari në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se shtëpia e Salë dhe Hamit Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të UÇK-së.

“Në Prekazin heroik, çdo shtëpi ka një histori. Shembulli i qëndresës heroike të bacës Shaban, Ademit e Hamzës, nuk ishte i vetëm. Shtëpia e Hamit e Salë Jasharit ishte shndërruar në strehë të sigurt për celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e lirisë, gjetën aty ngrohtësinë, por edhe frymëzimin për të vazhduar në rrugën e lavdisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka shtuar tutje se bacë Hamiti e nëna Salë ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë.

“Në kohën kur nëna Salë dhe baci Hamit ishin bërë simbole të qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë për sakrificë, ata hynë në faqet e historisë sonë kombëtare, për të mbetur aty, si yje ndriçues për brezat që vijnë. Pikërisht, në vendin ku ata i falën jetën e tyre Atdheut, sot zbuluam bustet e tyre, që simbolizojnë sakrificën shekullore të familjeve shqiptare për liri e bashkim. Nëna Sale e baci Hamit, ju faleminderit për shërbimin”, është shprehur Haradinaj.

Ndryshe, sot krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas homazheve, ata kanë shkuar për vizitë në odën e Jasharëve, ku aty u priten nga Rifat Jashari.

Përveç krerëve të shtetit, homazhe pati edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika