“Krime lufte ose pengim të drejtësisë, avokati Hodaj tregon pse po bastisen shtëpitë e ish-komandantëve të UÇK-së 

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, Taulant Hodaj, ka folur rreth bastisjes së shtëpisë së njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Hodaj ka thënë se këto bastisje bëhen në dyshimet për veprat penale krime lufte apo edhe pengimin i administrimit të drejtësisë.

“Këto bastisje janë vijimësi e bastisjeve të kaluara, që nuk kemi informacione zyrtare po nga ato që dyshohen janë bastisje ose për dyshimin e kryerjes së veprave penale për krime të luftës ose dyshimin për inkriminimin në veprat penale kundër administrimit të drejtësisë. Deri sa nuk kemi info zyrtare, supozoj nga ajo që kanë bërë më herët ose të njëjtit janë marrë në cilësi të dyshuarve më herët, mendoj se janë marrë në cilësinë e të dyshuarve për krime luftë që do të thotë bastisjet janë bërë për këto arsyeje… ndërsa nëse nuk janë marrë në pyetje për krim të luftës, nëse janë të tjerë atëherë që janë bastisje janë bërë se ka dyshimet që kanë kryer veprën penale të pengimit të drejtësisë.

Me duket që Selimi është marrë në pyetje si i dyshuar më shumë të tjerë më herët për krime luftë. Nëse është marrë në pyetje edhe bastisja është për veprën penale të krimeve të luftës”, ka thënë Hodaj në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika