Lirimi i pronës përballë AKI-së, Peci: Aty do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka konfirmuar se pas lirimit të pronës përballë AKI-së, aty do të ndërtohet objekti i ri për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për agjencitë vartëse

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se vendimi i Shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë lidhur me çështjen e lirimit të pronës në Zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën.

Ministri Peci e ka cilësuar vendimin e shkallës së parë si të amatoresk dhe joprofesional, ndaj “zhvatësve të pronës që po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik Patroni”.

Ministri ka bërë të ditur se, në përputhje me paralajmërimet e tij të mëparshme, në lokacionin në fjalë do të ndërtohet një objekt i ri për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe për agjencitë vartëse.

“Sikurse edhe kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci ka theksuar se angazhimi i tij si ministër është i përkushtuar dhe i vendosur, për të rikthyer edhe pronën në Ulpianë dhe për të pastruar gjendjen në Stankaj të Pejës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika