Të shtunën mbahet pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur mbi Testin e Arritshmërisë, pas vizitës në një ndër shkollat në Kosovë

Testi i arritshmërisë gjatë vitit 2021
Testi i arritshmërisë gjatë vitit 2021

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta pritet t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, të shtunën e 4 qershorit.

Testi i arritshmërisë do të mbahet në 176 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi do të jenë rreth 1600 administrues.

Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësinë që gjatë dy ditëve të përgjigjen në, gjithsej, 200 pyetje. Përkatësisht, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.

Me këtë rast, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë, në të cilën ka biseduar rreth organizmit të këtij testi.

Më tej, ministrja Nagavci ka thënë se ata do të kenë në dispozicion 2 orë për t’u përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat shprehu bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë kanë mësuar gjatë shkollimit.

Për uljen e përqindjes së pikëve për regjistrim në shkolla të mesme të larta, nga 60 në 40 për qind, ministrja Nagavci ka theksuar se, qëllimi i vetëm ka qenë që nxënësit të mos penalizohen për punën që kanë bërë për nëntë vjet, vetëm nëse gjatë ditës së testimit kanë mundur të mos japin maksimumin.

Nagavci ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë DKA-të e përfshira në proces, njëherësh edhe respektim të plotë të rregullave të caktuara.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika