Presidenca në Këshillin e Sigurimit, përgjegjësi për Shqipërinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se, presidencën në Këshillin e Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria e merr në muajin qershor.

Kjo po shihet si përgjegjësi dhe sfidë për vendin, ka thënë ajo para stafit të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ajo ka lavdëruar punën e suksesshme të delgacionit shqiptar në KS, në fillim të mandatit të tyre.

“Kjo ka bërë që të rritet shumë edhe imazhi i Shqipërisë në botë”, kështu tha ministrja përgjatë fjalimit të saj.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në takim me stafin diplomatik shqiptarë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)

Shqipëria nga një shtet që me vështirësi të mëdha është pranuar në OKB, tani ajo ka radhën të kryesojë organin më të rëndësishëm të OKB-së.

“Shqipëria do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në muajin qershor, çka është edhe momenti kulmor i punës sonë gjatë vitit të parë të mandatit, jo vetëm në terma prestigji, por edhe sepse vendi ynë do të marrë një rol akoma më të rëndësishëm në përcaktimin e agjendës dhe punës së Këshillit të Sigurimit dhe do të ketë mundësinë të avancojë akoma më shumë agjendën e prioriteteve dhe interesat e Shqipërisë”, shtoi Xhaçka.

Në agjendën e KS-së, prioritet mbeten përpjekja globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ajo për barazi gjinore.

Agjenda për paqe dhe siguri globale është një ndër detyrat kryesore të Shqipërisë në KS.

Shqipëria në detyrën e saj të re do të jetë e përkushtuar, që vëmendja për Ukrainën të jetë e pakushtëzuar.

Ministrja Olta, e sheh si një mundësi të volitshme për të avancuar me agjendën e prioriteteve ndërkombëtare.

Xhaçka: Shqipëria koordinim me partnerët për presion ndaj Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve - Telegrafi
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka

Shqipëria, për këtë arsye, duhet të përkushtohet dhe ta shfrytezojë këtë periudhë të caktuar që të lobojë më shumë.

Në bazë procedurale, Shqipërisë do t’i takojë presidenca e këshillit dy herë gjatë mandatit dyvjeçar. Ky funksion ka një rotacion mujor mes 15 vendeve pjesëtare.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika