Biden apo Trump? Cilin kandidat do të preferonte Kina?

Politika e Trump për Kinën ishte e paparashikueshme – duke u luhatur mes sulmeve të ashpra dhe diplomacisë së bujshme personale. Pavarësisht fërkimeve, lidhjet janë stabilizuar nën presidentin Biden - një zhvillim i mirëpritur nga shumë në Kinë

Marrëdhënia SHBA-Kinë është cilësuar si më e rëndësishmja në botë. Ajo është shpesh e tensionuar.

Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, tensionet mund të rriten. Për të mësuar se si i shohin kinezët këto marrëdhënie, Zëri i Amerikës shkoi në Pekin. Por çfarë mendojnë banorët e Pekinit për kandidatët Biden dhe Trump?

“Kur mendoj për vendin tim, cilido të zgjidhet, nuk do të jetë i mirë për ne”, thotë Sun, një banore e Pekinit.

“Nga pozita e një studenti të thjeshtë kinez, preferoj Trump-in. Edhe pse ai e ekzagjeron shpesh, të paktën ai po e bën këtë për të mirën e vendit të tij”, thotë Alani.

Politika e Trump për Kinën ishte e paparashikueshme – duke u luhatur mes sulmeve të ashpra dhe diplomacisë së bujshme personale.

“Dikur kishte shumë tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tani është një marrëdhënie e ngrohtë”, shprehej Trump në tetor të vitit 2019.

Në Kinë, përshtypja për ish-presidentin Trump është se duke dëmtuar imazhin global të SHBA-së, ai në të vërtetë po ndihmon Kinën.

“Është interesante – shumë nga gjërat që ai bën, në fakt përputhen me interesat e Kinës”, thotë Tao.

“Ai është shumë i drejtpërdrejtë. Dhe ndonjëherë vepron në mënyrë të tillë që duket se e ndihmon Kinën” , thotë Huang.

Trump vendosi tarifa të larta që goditën ekonominë e Kinës. Por ai gjithashtu tensionoi marrëdhëniet me shumë aleatë të SHBA-së. Ai u tërhoq ose vuri në shënjestër shumë organizata në qendër të rendit global të udhëhequr nga SHBA. Ndërsa Biden ka forcuar aleancat e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Azi – duke nervozuar Pekinin.

“Ai ka një qasje më tradicionale. E vë theksin tek aleancat dhe nxit vlerat ideologjike. Ai për shembull mbajti një samit për vlerat e demokracisë kundër autokracisë”, thotë për Zërin e Amerikës Wang Huiyao, president i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin.

Pavarësisht fërkimeve, lidhjet janë stabilizuar nën presidentin Biden – një zhvillim i mirëpritur nga shumë në Kinë.

“Nuk duam të shohim një përkeqësim të lidhjeve siç kemi pasur më parë. Sepse nëse ndodh një gjë e tillë, mund të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për SHBA-në dhe Kinën, por për gjithë botën.”

Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, ka shumë pasiguri për këtë marrëdhënie./VOA

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika