Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të ish-presidentit Thaçi

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar avokatja Nina Tavakoli

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar avokatja Nina Tavakoli.

Kështu është bërë e ditur një njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores,1 Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si bashkëavokate për z. Hashim Thaçi dhe, në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për pushimin nga puna të z. Albert Moskowitz si bashkëavokat i z. Thaçi”, thuhet në njoftim.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate.

“Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3”, vijon njoftimi.

Ndryshe,trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, miratoi tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika