“Qyetetarët duhet të kompensohen përmes faturave për rrymën e veriut”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka ngritur pikëpyetje për formën e kthimit të parave tek qytetarët që u faturuan edhe për energjinë e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës. ZRRE ende nuk ka dhënë detaje për këtë pos se do ta analizojë vendimin e qytetarët po interesohen për padi. Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se mënyra e kthimit është e qartë sepse ajo definohet përmes aktgjykimeve të gjykatave

Janë bërë katër ditë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin e 40 milionë eurove që iu faturuan qytetarëve të Kosovës për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore.

Megjithëkëtë, ende vazhdon të mbetet diskutabile mënyra e kthimit të këtyre parave tek kosovarët.

Derisa ZRRE si organ përgjegjës për rregullimin e tarifave ka vazhduar të qëndrojë e heshtur, duke mos dhënë detaje, KEDS-i që shpërndan faturat, shkurt ka kërkuar që për çdo detaj të kontaktohet ZRRE-ja.

Ai që e dërgoi në gjykatë vendimin e ZRRE-së, ish-avokati i Popullit Hilmi Jashari, thotë se është mjaft e qartë mënyra se si do të mund të bëhet kompensimi.

“ Sipas aktgjykimeve që janë në fuqi obligohet që ato para t’iu kthehen përmes faturave me zbritje në vlerën prej 3.5 euro për çdo mujë për pesë vitet e ardhshme. Kjo është edhe në interes të qytetarëve pasi ky lëshim ka qenë i autoriteteve publiken e jo qytetarëve,” tha Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit.

Nëse jo në këtë formë, qytetarët tashmë kanë nisur të interesohen edhe për një formë tjetër, atë përmes padive.

Avokati Florim Shefqeti, thotë se pas vendimit ka pasur raste kur qytetarët kanë kërkuar më shumë informacion për këtë.

“ZRRE është pasuruar pa bazë, vendimete  gjykatave dhe asaj Kushtetuese ka vertetutar së është paguar pa pasur detyrim dhe kjo në drejtësi quhet pasurim pa bazë dhe qytetarët duhet të kërkojnë me padi shumë që është paguar në bazë ta pasurimit të pabazë,” u shpreh avokati, Florim Shefqeti.

Sipas Shefqetit, kjo formë do të ketë rrugë më të gjatë e poashtu kosto shtesë për qytetarët.

Ndonëse jo për fatura, ish-Avokati i Popullit, thotë se paditë mund të përdoren për një çështje tjetër.

“ Nëse konsiderojnë bizneset ose qytetarët e tjerë se është kriju një dëm shtesë, atëherë ata mund të kërkojnë një kompensim shtesë nga KEDS-i me padi të rregullta,” shtoi, Jashari.

Konsumatorët tjerë në Kosovë, ishin faturuar për energjinë e shpenzuar në komunat veriore që nga viti 2012 e deri në vitin 2017, në vlerë të afër 41 milionë eurove.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika