Mbi 100 panelistë nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili pritet të mbahet më 15-16 prill, do të mbledhë mbi 100 panelistë nga rajoni e bota për të diskutuar temën "Ridefinimi i Sigurisë"

Foto nga Presidenca e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se më 15-16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Në njoftimin e saj, thuhet se në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të marrin pjesë mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”.

“Edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”, thuhet tutje në njoftimin e saj.

Ky forum, siç kishte theksuar presidentja Osmani hap dyert për pjesëmarrësit nga e gjithë bota, me qëllim që të adresohen çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe të vajzave në mbarë botën.

Osmani: Forumi i Grave, i Paqes dhe i Sigurisë po rikthehet më 15 prill

Forumi do të ofrojë një platformë për diskutime dhe veprime lidhur me çështjet e grave dhe të vajzave, duke adresuar sfidat dhe duke promovuar paqen dhe sigurinë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika