Krasniqi pas vdekjes së Xhavit Ferizit: Lamtumirë Raketë, do të kujtojë përherë si luftëtarin e paepur të lirisë

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së, pas vdekjes së Xhavit Ferizit ish-pjesëtarit të sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij, duke theksuar se do ta kujtojë atë si një luftëtar të paepur për lirinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e ish-pjesëtarit të sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën “Raketë”.

Në një deklaratë në Facebook, Krasniqi ka theksuar kontributin e Ferizit si një koleg unik dhe një luftëtar të paepur të lirisë.

“Lamtumirë Raketë! Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërinë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur,” ka shkruar Krasniqi.

“Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!”, ka shkruar tutje kreu i PDK-së.

Çitaku e Hoxhaj reagojnë për vdekjen e ish-pjestarit të sigurimit të Hashim Thaçit

Xhavit Ferizi, i njohur si “Raketë”, ishte një ish-pjesëtar i sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte i njohur për afërsinë e tij me ish-presidentin Thaçi.

Pothuajse në të gjitha pamjet ku shihej ish-presidenti Thaçi, ai shihej në shoqërinë e “Raketës”.

Ai ishte figurë e njohur e UÇK-së në zonën e Drenicës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika