Gjakovari vret me armë qenin që i hyri në oborr dhe ia sulmoi familjarët

Një qytetar nga Gjakova dyshohet të ketë vrarë qenin e komshiut, shkak sipas tij ishte sulmi që qeni i kishe bërë familjarëve të tij

Një qytetar nga Gjakova dyshohet se vrau me armë zjarri qenin e komshiut.

Kjo ngjarje i kushtoi qytetarit pasi ai u arrestua nga Policia për përdorim të armës.

I dyshuari ka thënë se qeni kishte hyrë në oborrin e tij dhe kishe sulmuar familjarët e tij.

Rasti u denoncua nga pronari i qenit, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, kur e gjeti qenin të vrarë. Si rezultat i raportimit, i dyshuari u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij, me ç’rast ka treguar versionin e tij si ka ndodhur rasti.

Në vendin e ngjarjes ka qenë gazetarja e TV Dukagjinit e cila ka sjellë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

Të fundit nga rubrika