Sot mbahet seanca për shtesat e punëtorëve teknikë për COVID-19

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të mbahet seanca e radhës për punëtorët teknik për pagesën e tyre të pagës shtesë për COVID-19

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot do të mbahet seanca e radhës për punëtorët teknikë për pagesën e tyre të pagës shtesë për COVID-19.

Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se kjo seancë do të fillojë nga ora 13:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Azemi ka treguar se të premten e 22 marsit do t’i kenë sërish dy seanca, duke shtuar se ata po e bëjnë punën e tyre.

“Sot nga ora 13:30 minuta, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kemi seancën e radhës për punëtorët teknikë dha ata fizikë për pagesën e pagës shtesë për COVID-19, po prapë me datë 22.03.2024, kemi dy seanca njëra në ora 9:00 dhe tjetra në ora 10:00, ne po e bëjmë punën tonë”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika