Kurti e Aliaj flasin për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, për të diskutuar për bashkëpunimin në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Kurti e ka vlerësuar angazhimin e Aliaj dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në këtë kauzë të përbashkët. Aliaj, nga ana tjetër, ka shprehur vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë në këtë fushë

Foto nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin, ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se ndihet krenar me arritjet e Aliaj.

Kryeministri Kurti duke i uruar suksese në të gjitha angazhimet e tij, gjithashtu i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.

Deputeti Aliaj ka treguar për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Ai shprehu vullnetin për të kontribuuar edhe në Kosovë.

“Kryeministri Kurti foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar. Ai përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 “’Vit i personave me Aftësi te Kufizuara'”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Foto nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Po ashti, Kurti ka përmendur punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla dhe planet për punësimin e 500 sosh.

“Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që ipen falas nga lista esenciale”, thuhet tutje në njoftim.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veçantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.

Lidhur me planet për të ardhmen, u theksua angazhimi i Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për hartimin e Strategjisë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar për 2024-2029.

Foto nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika