Haradinaj i ashpër me Kurtin: Është argati më i mirë i Putinit, ShBA-të e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me mua

"Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri, Albin Kurti, është “argat” më i mirë dhe se punon me “agjendë” të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar Kurti duke thënë se duke thënë se veprimet e tij nuk janë në favor të Kosovës.

“Krejt agjenda e Kurtit është agjendë e Putinit me largu Kosovën nga NATO. Veprimet e tij nuk janë ndihmës për qëllimet e sigurisë që i ka NATO ndaj Kosovës e ndihmojnë shumë strategjinë e Putinit me vanu përmbylljen e çështjeve të sigurisë në Ballkan’. Kurti është në shërbim të Putinit”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë në RTV21.

Haradinaj ka folur edhe për raportet Kosovë – ShBA.

“Dy mënyra që kam bërë punë të mirë duke sqaruar se s’jemi në rrugë me këtë njeri, duke sqaruar se e shohim që agjenda e tij i ndihmon rusit dhe armiqve të Kosovës dhe duke ruajtur një komunikim me aleatët tanë që ta kuptojnë se ndërkombëtarët sepse nuk është Kosova krejt Albin Kurti”, ka theksuar i pari i AAK-së.

Ndryshe, siç kritikon Kurtin, Haradinaj thekson se ShBA-të kanë besim në të sa i përket partneritet të besueshëm.

“Një partner i besueshëm, po e ndjejnë sigurinë kur bashkëpunojnë me një njeri si rasti im qëndrueshmëria, angazhimi”, ka shtuar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj është shprehur i bindur se ai është në gjendje për ta anëtarësuar Kosovën në NATO.

“Unë jam në gjendje në kohën më të shkurtër me anëtarësu Kosovën në NATO, ashtu siç e kemi bërë ushtrinë. Asnjë partnerë i Kosovës nuk ka mos besim në AAK-në dhe në mua. SHBA, Mbretëria  e Bashkuar, Gjermania nuk kanë mos besim ndaj meje. Kemi ruajtur besimin”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika