Hovenier i përgjigjet Vuçiqit: Aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke iu përgjigjur se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai para mediave ka thënë se NATO – aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.

Hovenier ka thënë se presin që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshmen. SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet më një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën… dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s”, u shpreh Hovenier.

“Dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës…”.

Ndryshe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq ka thënë se nëse ata zgjedhin Kosovën, atëherë “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika