U raportua e zhdukur, e mitura nga Prizreni dyshohet se u dhunua nga dy persona

Gjatë dy ditëve që ishte raportuar si e zhdukur, e mitura nga Prizreni dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit ku pas intervistimit janë dërguar në mbajtje

Fotografi ilustruese

Një e mitur në Prizren ishte raportuar e zhdukur më 16 mars të këtij viti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e njëjta është gjetur pas dy ditësh.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se e mitura ka deklaruar se gjatë këtyre dy ditëve ishte e shoqëruar nga dy persona që dyshohet se e kanë dhunuar.

Lidhur me rastin, policia njofton se janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Prizren 16-18.03.2024. Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person i zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024, sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika