I pari i PDK-së takon lideren e opozitës bjelloruse, Syiatlana Tsikhanouskaya

Krasniqi ka shkruar se Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme - për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vepron bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore në ekzil.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e quajti frymëzues takimin dhe diskutimin në Bruksel, madje ai thotë se Tsikhanouskaya është një grua e guximshme, e cila përfaqëson shpresën dhe qëndrueshmërinë e popullit të saj.

“Tsikhanouskaya është e vendosur që të ballafaqohet me të gjitha sfidat e mundshme – për një të ardhme më të mirë dhe më demokratike për Bjellorusinë. Për vetëmohimin dhe kurajon e saj në këtë mision shumë të vështirë, por shumë fisnik, zonjës Tsikhanouskaya i shpreha konsideratën dhe solidaritetin e plotë”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika