Sherifi: Kurti bëri mirë me ofertën për zgjedhje por duhet të japë dorëheqje

"Konstatimi i Kurtit se nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa u shpërndarë kuvendi, nuk është i vërtetë. Nëse e ka vërtetë ofertën për zgjedhje, krejt çfarë i duhet është të japë dorëheqje, pastaj mund të vijojmë me procedurat për shpërbërje", ka deklaruar Sherifi nga radhët e Nismës

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë mirë me ofertën që i bëri opozitës për zgjedhje por sipas tij ai duhet të japë dorëheqje.

Në emisionin “FIVE”, Sherifi ka thënë se Kurti është duke bërë trik elektoral dhe dëshiron që të luajë rolin e viktimës e t’ua lë fajin opozitës duke kërkuar shpërbërje të Kuvendit.

“Le të japë dorëheqje, shkojmë në zgjedhje. Haradinaj pat dhënë dorëheqje, pastaj u shpërbë Kuvendi. Konstatimi i Kurtit se nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa u shpërndarë kuvendi, nuk është i vërtetë. Nëse e ka vërtetë ofertën për zgjedhje, krejt çfarë i duhet është të japë dorëheqje, pastaj mund të vijojmë me procedurat për shpërbërje. Mendoj se Kurti nuk jep dorëheqje, thotë se unë jam rehat, nëse opozita është rehat, Kurti mirë që bëri ofertë për zgjedhje, por duhet të japë dorëheqje”, ka deklaruar Sherifi.

Në lidhje me deklaratën e mbrëmshme të Kurtit se ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën, Sherifi ka thënë se Kurti prej kur ka ardhur në pushtet përhap vetëm frikë.

“Kurti prej kur ka ardhur në pushtet, nuk bën asgjë tjetër vetëm përhap frikë, kinse nëse mua më lëshoni ja ku i keni forcat serbe do të hynë në Kosovë, por KFOR-i është këtu, e tha edhe ambasadori i ShBA-së edhe të gjithë”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot në një konferencë për media, kryeministri  Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje të reja, por ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm që të merret vesh me opozitën për të shpërndarë Kuvendin, por jo për ta rrëzuar Qeverinë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika