Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë princeshës së Uellsit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka urur shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi kjo e fundit njoftoi se është diagnostifikuar me kancer

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në X, i ka urur shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi kjo e fundit njoftoi se është diagnostifikuar me kancer.

“I uroj Princeshës së Uellsit një shërim të shpejtë dhe të plotë. I dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova”, ka shkruar Osmani në X.

Catherine bëri të ditur me anë të një video-mesazhi se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte ndonjë kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.

Trajtimi me kimioterapi filloi në fund të shkurtit. Pallati thotë se nuk do të ndajë asnjë informacion të mëtejshëm mjekësor privat, përfshirë llojin e kancerit.

Princesha, 42 vjeç, tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika