Rifat Jashari: Nëse bashkohemi, atëherë do ta arrijmë amanetin e atyre që ranë brez pas brezi

Rifat Jashari ka marrë pjesë në shënimin e Epopesë së Dukagjinit në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan, ku tha se kur shqiptarët të bëhen bashkë do të arrihet amaneti i atyre që ranë brez pas brezi

Rifat Jashari ka marrë pjesë në shënimin e Epopesë së Dukagjinit në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan.

Para të pranishmëve, Jashari u shpreh se kur shqiptarët të bëhen bashkë do të arrihet amaneti i atyre që ranë brez pas brezi.

“Dhashtë Zoti jemi gjithmonë bashkë me Shqipërinë, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë ti arrijmë qëllimet tona shekullore atëherë nëse bashkohemi e kemi kry amanetin e atyre që kanë ra brez pas brezi”, tha Jashari.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj./Telegrafi

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika